Kush e nxori letrën konfidenciale të Metës për BE, presidenti zbulon “spiunin”

Presidenti Ilir Meta akuzon maxhorancën se ka nxjerrë në publik një letër, të cilën ai ia ka dërguar Komisionerit për Zgjerimin në BE. Në këtë letër Meta shkruante se thellimin e krizës politike, duke vënë në dukje se Shqipëria është duke kaluar një situatë dramatike politike.

Madje, në letër shkruan se nuk pajtohet me gjetjen e Komisionit Europian lidhur me reformat që janë ndërmarrë në Shqipëri dhe plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave.

Por, letra u bë publike dhe Ilir Meta i vënë në siklet përmes një postimi në facebook shkruan se po e bën publike edhe në rrjetin social për të shmangur çdo keqkuptim, apo keqinterpretim.

“Nuk mund ta fsheh keqardhjen në lidhje me fotografimin e fakteve lidhur me procesin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese për të cilën thoni: Ka një mosmarrëveshje në lidhje me të fundit anëtarë të nominuar si pasojë e një interpretimi të procedurave të emërimit nga Presidenti Republikës. Padiskutim ka një mosmarrëveshje, në lidhje me procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues, por kjo vjen nga interpretimi i ndryshëm prej shumicës qeverisëse e cila tenton të kapë Gjykatën kushtetuese të vendit duke e shtuar këtë krizë “Sui Generis” në Shqipëri – shkruhet nga Meta.

Letra e presidentit, mbërritur në Bruksel, vijon me një tjetër koment për shumicën socialiste për sa i përket radhës së zgjedhjes së gjyqtarëve kushtetues.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT