“Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”/ Ja si do luajë Shqipëria!

Ka qenë vetë Andi Lila, që është edhe njëri prej nismëtarëve të këtij organizimi, që ka publikuar listën e futbollistëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë dhe ku bëjnë pjesë emra si Tare, Cana, Rraklli, Strakosha, etj., si dhe dy ish futbollistë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut si Nderim Nexhipi dhe Artim Shaqiri.
Në këtë organizim do të marrin pjesë veteranët kampionë bote me Italinë në vitin 2006, veteranët e Turqisë që bënë një ecuri fantastike në Botërorin e 2002-shit dhe kampionët grekë të Europës më 2004-ën.
Ja lista e Shqipërisë:
Foto Strakosha, Lorik Cana, Edvin Murati, Alban Bushi, Igli Tare, Altin Lala, Besnik Hasi, Altin Rraklli, Erjon Bogdani, Arjan Beqaj, Artim Shaqiri (Maqedoni e Veriut), Klodian Duro, Ervin Bulku, Armend Dallku, Nevil Dede, Debatik Curri, Hamdi Salihi, Redi Jupi, Nderim Nexhipi (Maqedoni e Veriut) dhe Adrian Aliaj. Trajner: Ilir Shulku.