Idrizi u përgjigjet grekëve: Ka vetëm një Epir dhe ai është i çamëve!

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, përmes një deklarate për mediat, ka kërkuar ditën e sotme me ngulm mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe institucioneve më të rëndësishme të shtetit, për të hetuar ngjarjen e djeshme në Bularat.

Sipas Idrizit, dje shteti shqiptar nuk mundi të mbronte integritetin e tij. Kreu i PDIU-së kërkoi gjithashtu hetimin e çështjes së financimeve greke në Shqipëri.

Ai deklaroi:

Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për të vënë në alarm institucionet e sigurisë kombëtare si SHISH, SHIU-n, ministrinë e Brendshme, ministrinë e Mbrojtjes, por edhe për çështjen e financimeve greke të një pjesë të mediave e OJF-ve.
Nëse shteti nuk e vendos dot autoritetin e shtetit për garantimit territorial siç e kërkon kushtetuta, të na thotë se do e mbrojmë vetë ne shqiptarë”.
Në nisje të deklaratës së tij, duke bërë me dije se gjithë këto ditë u respektua kodi i të vdekurit, Shpëtim Idrizi deklaroi se një nga problemet fillestare të shtetit shqiptar, ishte bërja e varrezave të ushtarëve grek në vendin tonë, ç’ka do të rriste pretendimet greke për territor në Shqipëri.

Ai u shpreh:

Respektuam kodin e të vdekurit. Kemi heshtur ndaj një akti terrorist që dot ë ndëshkohej nga policia e gjithë botës, të një njeriu që e përdorën në jetë edhe në vdekje. Heshtëm dhe nuk jua rikujtuam atë që e kemi thënë me zë të lartë: varrezat e të rënëve grekë si heronj në Shqipëri. Bërja e këtyre varrezave historike, me ceremonial shtetëror, do të bëhej pikënisje incidentesh për të avancuar pelegrinazhin dhe pretendimet për Vorio-Epirin. Shteti grek nuk njeh Kosovën dhe as gjenocidin me shqiptarët e Çamërisë”.
Teksa tha se dje u gjetëm përballë shfaqjes së turpshme të cenimit të integritetit territorial, Idrizi shtoi se dje shteti shqiptar pushoi së ekzistuari dhe ne u detyruam të shihnim thirrjet nacionaliste të ithtarëve të Vorio-Epirit: “Sëpatë dhe zjarr ndaj qenve shqiptarë” “Gjaku na thërret të djegim shqiptarët” “Vorio Epiri është Greqi”.

Sipas tij, këto janë thirrje raciste që u shoqëruan me veprime të dhunshme ndaj gazetarëve shqiptarë dhe bllokimin e rrugëve nacionale.

Kreu i PDIU-së e cilësoi turp edhe për ata deputetë që u bashkuan në nderimin e një terroristi të keqpërdorur.

Sipas tij “Ka vetëm një Epir dhe ai është i Pirros së Epirit, krahinë shekullore e Çamërisë“./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT