“Po vazhdon të humbësh shumë pikë…”, komentuesi “nuk kursen” Adriatik Lapajn: Më ke quajtur patronazhist…

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj është përfshirë në një “debat” me një komentues i cili i “tërhoqi veshin”, lidhur me aleancën që pati me Endri Shabanin sa i përket zgjedhjeve të 11 Majit.
Në një nga postimet e Lapajt, qytetari i është drejtuar atij duke i pohuar se para se të dakordësohej me Shabanin ishte një mbështetës i tij, mirëpo pas asaj aleance dhe pakënaqësisë që ai i kishte shprehur në rrjetet sociale, kreu i Shqipëria Bëhet e kishte quajtur “patronazhist”.
“Humbët shumë pikë me aleancën para zgjedhjeve, kisha shumë vota për ty, një herë që komentova më thatë patronazhist. Studiova pak pyetjet dhe përgjigjet te faqja juaj dhe për shumicën e njerëzve, kur nuk kishe argumenta ja ktheje shkurt, patronazhist. Për mua ju hyri shumë vetja në qejf nga ndjekësit dhe like dhe ndaj humbët shumë pikë dhe po vazhdoni të humbisni”, i ka shkruajtur komentuesi, ndërkohë që Lapaj vijoi t’i qëndronte mendimit të tij se kush i shërben “sistemit” është i tillë.
“Ata që i shërbejnë sistemit të tillë janë. Asnjë njeriu që komenton mendimin e tij nuk i them kurrë patronazhist. Kujtdo që me ligësi shan e demotivon njerëzit i jap përgjigjen që meriton. Meqë u preke kaq shumë shkove dhe votove sistemin. Uroj të ndihesh mirë me gjendjen e vendit dhe të ardhmen e fëmijëve. Me këtë standard që ke mbajtur me ne, ata të tjerët për sa të kanë bërë do t’i kishe murosur”, ia kthen Lapaj.