E FUNDIT/ Ngjarje e rëndë në Sarandë, një i vrarë nga shpërthim i fuqishëm eksplozivi

Një atentat i tmerrshëm u cilësua nga banorët vendas, ai që ndodhi sonte në mes të Sarandës ku shpërthimi i fuqishëm mori jetën e një njeriu.

Policia lokale dyshon shumë se viktima është pronari i automjetit. Ai u gjet brenda makinës dhe rezulton shtetasi Isuf Jacaj, 57 vjeç, banor i Sarandës.

Gjithçka ka ndodhur sonte, rreth orës 22:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, kur ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet tip Toyota, në pronësi të shtetasit Isuf Jacaj.

Ky shtetas dyshohet se është edhe personi që ndodhej brenda në automjet i cili si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

Viktimës i ishte bërë atentat dhe më herët, në vitin 2011, por kishte arritur të shpëtonte.

Nga shpërthimi ka dëme serioze edhe në dida biznese përreth vendngjarjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT