Në Gjermani “rregullohet” takimi i parë Kurti-Vuçiç

Pasi ka marrë drejtimin e qeverisë, Albin Kurtin e presin sfida të mëdha përpara. Marrëdhëniet me Serbinë prej muajsh vazhdojnë që të jenë të tensionuara, ndërsa faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje për dialog. Ndërkohë që, që kjo të ndodhë, duhet si fillim një takim mes liderëve të dy shteteve, Kurtit dhe Aleksandar Vuçiçit.

Me të marrë detyrën, Kurti u ftua nga kancelaria Angela Merkel në Gjermani. Ai do të marrë pjesë në Konferencën për Siguri që do të mbahet në Mynih të Gjermanisë nga 14 deri në16 shkurt.

Por aty do të jetë edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiç, e të dy do të marrin pjesë në një panel të përbashkët.

“Albin Kurti do të jetë i pranishëm në panelin e përbashkët në Mynih, ku edhe unë do të jem i pranishëm. Do të shohim se si do të jetë atmosfera. Nuk mendoj se do të jetë e hapur për publikun, por më duket se do të jetë një mundësi e mirë për të vlerësuar drejtimin në të cilin mund të fillojnë bisedimet. Kjo është arsyeja pse ky qëndrim në Mynih ka një rëndësi të madhe për ne, sepse do të vlerësojmë se cilët janë hapat e mëtejshëm të qeverisë së Prishtinës, cilët janë hapat e gjermanëve, amerikanëve dhe të gjithë të tjerëve në bashkësinë ndërkombëtare”, tha Vuçiç për “Sputnik”.

Pritet që të ketë edhe një takim me Përfaqësuesin Special të Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT