Zjarri përfshin malësinë e Krujës, flakët përhapen me shpejtësi/ Terreni i pamundur për zjarrfikëset, kërkohet ndërhyrje nga ajri!

Një vatër zjarri është aktivizuar mes vendit të quajtur Kroi i Madh dhe fshatit Cudhi në malësinë e Krujës.

Sipërfaqe të mëdha me shkurre e pemë të ndryshme po digjen nga flakët që po përhapen me shpejtësi.

Për shkak të terrenit të vështirë, është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse dhe e vetmja mënyrë për lokalizimin e flakëve është ndërhyrja nga ajri.

Deri në këto momente nuk ka asnjë ndërhyrje nga ana e strukturave, ndërkohë që zjarri vijon të përhapet, i favorizuar edhe nga era e fortë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT