Plas debati mes Dash Shehit dhe Telitit: S’ka banda mes Tiranës, mos ja fut kot tani

Përplasje e ashpër në studion e “Off the Record” mes Dashamir Shehit dhe Dorian Telitit për situatën në të cilën ndodhet opozita sot, por edhe vendi. 

E teksa Teliti fajësoi mazhorancën për vjedhje votash, korrupsion e përdorimin e bandave, Shehi u shpreh në Off The Record me Andrea Dangllin se opozita duhet të heqë dorë nga justifikimet, pasi në këtë mënyrë është dorëzuar. 

Pjesë nga debati 

Shehi: I bie që të mos merremi më me zgjidhje. 

Teliti-Jo duhet ti vejmë gishtin mazhorancës. 

Shehi: Jo një gisht, por 10 gishtat. A ka mundësi t’i nxjerrim dhe sytë? Më fal po nuk bëhet kështu si thua ti “edhe ne kemi gabime e duhet të përmirësohemi”. Ku jemi këtu në katekizëm? 

Teliti: Po çfarë të them? 

Shehi: Duhet parë nga vjen e keqja. 

Teliti: Vidhet vota, blihet vota. Si ta luftojmë. Vetë thua nuk kanë rëndësi programet kur përballë kemi horrat. 

Shehi: Opozita ka qenë dhe në rrethana të tjera, këto kanë qenë dhe kanë fituar. Banda mes Tiranës nuk ka… 

Teliti: Dil në Farkë dhe Ndroq dhe shih. 

Shehi: Çfarë do të më tregosh Shqipërinë. 

Teliti: Po në Fier ka, Lezhë, Kukës, Malësi të Madhe, këto janë votat. 

Shehi: A do të bësh politikë???? Atëherë e mbyllim dyqanin… 

Teliti: Ti heqim këto që me moshë ke të drejtën e vërtetës. 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT