I dënuar me 12 vite burg në Itali për drogë, arrestohet në Durrës 43-vjeçari

Një operacion i koordinuar i Forcave Operacionale ka çuar në pranga një person të kërkuar nga drejtësia italiane për trafik droge.

Gjatë aksionit të koduar “Operacionalja 82”, policia arriti të lokalizonte në qytetin e Durrësit një 43-vjeçar.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Cagliari e ka dënuar në vitin 2021 me 12 vite burgim.

Atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 9 vite e 6 muaj dënim për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike.

Aktualisht, Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet italiane për të kryer procedurat e ekstradimit të 43-vjeçarit drejt shtetit fqinj, ku do të kryejë edhe pjesën e mbetur të dënimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT