Plani i SHBA për Gazën! Plas keq mes Trump dhe Netanyahut: Pse je gjithmonë kaq negativ? (BISEDA TELEFONIKE)

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë zhvilluar një bisedë telefonike pas miratimit me kusht të planit të paqes të SHBA-së nga Hamasi.
Donald Trump e telefonoi Netanyahun për të diskutuar atë që ai e konsideronte lajm të mirë, por udhëheqësi izraelit kishte ide të tjera.
“Netanyahu i tha Trump se nuk kishte asgjë për të festuar dhe se kjo nuk do të thoshte asgjë“, raporton Axios, sipas të cilit Trump reagoi ashpër.
“Nuk e kuptoj pse je gjithmonë kaq negativ. Kjo është një fitore. Merre me vete.“-citohet të ketë thënë Trump.