Ferizaj në Kosovë shndërrohet në epiqendër të koronavirusit, 35 raste të reja në 24 ore

Të gjithë e konfirmuarit e sotëm me koronavirus, janë raste të kontaktit të personave të parë të konfirmuar aty.

Gjatë ditës së sotme Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka testuar 63 raste në Ferizaj. Nga ta, 35 rezultuan pozitiv.

Ndërkohë nesër pritet të testohen edhe 30 ferizajas të tjerë.

Kujtojmë, se Ferizaj është ndër komunat kosovare e cila është vendosur në karantinë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT