“Më tha mua ç’ma ke këtë make-up”, fermerja shpërthen keq ndaj Mimozës: Ajo i thotë gjërat me tendencë që tjetri të ndihet keq

Në një bisedë të zhhvilluar pasditen e sotme në “Ferma Vip 3”, Dona është shprehur me Fabjolën dhe Malborën se Moza i bën gjërat dhe flet me tendencë.

Sipas saj, dje Moza i ka thënë në mënyrë tendencioze që asaj i kishin bërë një make-up i cili nuk përshtatej me tiparet e saj dhe dilte keq.

“Ka njerëz jashtë që arijnë ta shohin se si reagoj unë dhe se si Moza i thotë gjërat me tendencë gjithmonë. Edhe dje po më thoshte që “ua sa keq të kishin lyer ty dje, unë do kërkoja ndihëm sociale” se çfarë tha dicka të tillë. Tha diçka që s’e marr vesh” tha Dona.

Kjo situatë u mor sportivitet nga dy vajzat të cilat nuk reaguan për asnjërën palë duke u munduar të mos përfshiheshin në këtë muhabet.

Në një moment Ola mundohet që të ndryshojë pak gjendjen e tensionuar të Donës, pasi dëgjohet duke i pasuar fjalët me shprehjen virale në rrjet: Nuk merrem vesh me të pamarrmit vesh.

Deklarata e Donës vjen në një moment kur poetja Moza ka arritur të sigurojë më së shumti vota duke u bërë kështu e preferuara e publikut dhe kryefermere.

Gjatë javës Moza u ka ndarë punët fermerëve të tjerë, e nuk dihet nëse ky reagim është personal apo keqkuptim mes fermerëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT