Shpërthen keq Bardh Spahia: Asnjë qindarkë për të kthyer burrat në gra, ato janë paratë e fëmijëve me kancer!

Mjeku dhe politikani demokrat Bardh Spahia ka bërë një reagim të ashpër në lidhje me vendimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, që transgjinorët të marrin hormone në spitalin “Nënë Tereza”.

Bardh Spahia thotë se ato para publike që do të shpenzohen që burrat të kthehen në gra dhe gratë në burra përmes hormoneve, janë për fëmijët me kancer dhe qytetarët e tjerë të sëmurë, jo për ata që duan të ndryshojnë gjininë/

“Te duash te behesh grua apo burre nuk eshte semundje. Te pakten jo fizike. Por qe te kurohen si te tille me para publike duhet te diagnostikohen si te semure. Nese jo, shqiptaret nuk duhet te paguajne asnje qindarke nga taksat e tyre per qejfet e edi rames, i cili do qe ti ktheje burrat ne gra dhe grate ne burra permes hormonove.

Deri tani eshte qejf, se mund te dale dhe ndonje skeme financimi me taksat e shqiptareve per ndonje nga rrethi i tij. E lashe per ne fund per te shprehur indinjaten e thelle, per te denuar me force dhe per te mos u pajtuar me lejen qe qeveria e Edi Rames i ka dhene qendres spitalore universitare per te trajtuar te miturit me terapi hormonale akoma pa mbyllur adoleshencen.

Ndërkohë fëmijë dhe të rritur pacientë me tumor dhe sëmundje të tjera shumë të rënda përballen çdo ditë me braktisjen e sistemit shëndetësor, të cilët vazhdojnë dhe gjejnë mbështetje vetëm nga zemërgjerësia e bashkëkombasve tanë nëpërmjet fundraising”, përmbyll deputeti Bardh Spahia.

Ministria e Shëndetësisë ka përcaktuar kriteret mjekësore, procedurat klinike dhe monitorimin për terapinë hormonale, e cila do të ofrohet dhe mbulohet nga fondet publike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Sipas këtij udhëzimi, trajtimi parashikohet si për të rriturit, ashtu edhe për adoleshentët nga mosha 16 vjeç, kur vlerësohet nga mjekët dhe ka miratimin e familjes.

Për shkak të mungesës së njohjes ligjore dhe kujdesit të duhur shëndetësor, deri më tani kanë qenë të shumtë shqiptarët transgjinorë të cilët janë detyruar të marrin terapi hormonale jashtë vendit ose, në disa raste, në farmaci vendase në mënyrë informale, duke rritur ndjeshëm kostot dhe rrezikun shëndetësor për shkak të mungesës së monitorimit nga mjeku specialist.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT