Del video shokuese si masakrohet emigranti nga policia greke, shikojeni

Një video amatore që dëshmon dhunën e ushtruar nga disa forca policie kundër një emigranti të huaj, në sheshin “Amerika” në kryeqytetin e Greqisë, ka sensibilizuar median greke e cila denoncon aktin në fjalë. 
 
Në videon e publikuar nga shtypi vendas, duket se policia ka ndaluar në mes të rrugës një emigrant, për të cilin më vonë u raportua se ishte algjerian. Ndërsa ai ngre duart lart pa bërë asnjë rezistencë, policët e sulmojnë duke e shtrirë në tokë dhe duke e goditur me shkelma. Videoja tregon qartë makinën e policisë dhe pjesëtarët e skuadrës së policisë të përfshirë në këtë incident.

Ndërkohë po hetohet në cfarë kushtesh ndodhi incidenti dhe çfarë vepër kishte kryer emigranti. Vetë mediat greke pohojnë se “pavarësisht nga vepra që mund të kishte kryer emigranti, nuk është e justifikuar një sjellje të tillë nga ana e policisë, pasi “viktima” nuk bën asnjë lloj rezistence”.

Kjo është dëshmia e dytë e dhunës policore greke mbi shtetasit e huaj në Greqi, pas asaj që denoncoi ditët e fundit një emigrant shqiptar me rrëfimin e tij për gazetën “To Vima”, te cilen e sollem edhe per lexuesit e “Zgjohu Shqiptar”.

Lexoni gjithashtu: Zbulim tronditës, si torturohet një shqiptar në Policinë Greke


Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT