BE: Berisha të heqë dorë nga interesat personale, populli shqiptar po e pëson
Bruksel- Reagimeve të Brukselit mbi zgjedhjen e presidentit i është bashkuar edhe zëvendëskryetari i Delegacionit të Parlamentit Europian për Marrëdhëniet me Vendet e Evropës Jug-Lindore, Victor Bostinaru. Sipas tij zgjedhja e presidentit nga radhët e qeverisë është një fenomen shqetësues që nuk garanton plotësimin e 12 prioriteteve.
“Jam i shqetësuar vërtet nga rruga që Kryeministri Berisha dhe Partia Demokratike ndoqën për të menaxhuar zgjedhjet presidenciale. Respektimi i parimit demokratik dhe zgjedhjen e një Presidenti konsensual do të kishte qenë me rëndësi kyçe për gjetjen e dakordësisë për 12 prioritetet kyce të KE”- ka thënë ai.
Më tej ai është shprehur se Berisha tregoi paaftësinë e tij për të vepruar mbi bazën e konsensusit.
“Eshtë e drejtë legjitime e Parlamentit shqiptar për të zgjedhur Presidentin e vendit, por mënyra zoti. Berisha dhe Partia Demokratike zgjodhi të imponojë kandidatin e partisë, jo më pak se ministrin e brendshëm. Kjo është diçka që mund të ngrejë pikëpyetje dhe shqetësim midis miqve të Shqipërisë. Ne pyesim veten se kur zoti. Berisha dhe partia e tij do të lënë mënjanë interesat e tyre personale, për të sjellë vendin pranë BE?”.
Nishani President, Kukan: Shansi humbur për Shqipërinë
Emërimi i Nishanit në krye të shtetit është përgëzuar edhe nga euro komisioneri Eduard Kukan, por ai e ka cilësuar zgjedhjen e tij si një shans të humbur për Shqipërinë.
“Dua të përgëzoj z. Bujar Nishani që u zgjodh president i ri i Shqipërisë. Unë shpresoj se ai do të jetë i aftë të bashkojë dhe të përfaqësojë me pavarësi të gjithë qytetarët e Shqipërisë si dhe të shërbejë në interesin e tyre më të mirë.
Zgjedhjet Presidenciale ishin një shans tjetër që forcat politike në Shqipëri të konfirmonin fjalët e tyre për dialogun dhe bashkëpunimin politik. Fatkeqësisht, ky proces përbën një shans tjetër të humbur. Kam frikë se pa rezultate të prekshme në përmirësimin e jetës politike, vendi mund të humbasë gjithashtu të tjera shanse të rëndësishme”,- ka thënë Kukan.
Zgjedhjet Presidenciale ishin një shans tjetër që forcat politike në Shqipëri të konfirmonin fjalët e tyre për dialogun dhe bashkëpunimin politik. Fatkeqësisht, ky proces përbën një shans tjetër të humbur. Kam frikë se pa rezultate të prekshme në përmirësimin e jetës politike, vendi mund të humbasë gjithashtu të tjera shanse të rëndësishme”,- ka thënë Kukan.
Presidenti, KE: Vështirë të shohësh zhvillime pozitive në Shqipëri
Zgjedhja e Presidentit të Shqipërisë ka sjellë dhe reagimin e Komisionit Evropian.
Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i komisionerit për zgjerim Stefan Fyle deklaroi se Shqipëria është nën vëzhgimin e Bashkimit Evropian.
“Mund të them se kemi mbajtur shënime dhe gjithashtu po ndjekim me vëmendje të gjithë situatën politike në Shqipëri”- ka thënë Peter Stano.
Lidhur me kriteret e antarsimit evropian ai ka thënë se deri në këtë moment zhvillimet drejt BE- së janë tepër minimale.
“Unë thashë se kemi mbajtur shënime dhe po ndjekim situatën shumë pranë. Megjithatë vlerësimi do të jepet në vjeshtë, në tetor, por në këtë pikë është vështirë të shohësh zhvillime positive në mënyrë që vendi, që lideret politike dhe qytetaret të ecin para drejt integrimit europian”- ka deklaruar ai.
Në lidhje me deklaratën e Kukan se Shqipëria është një shans i humbur, ai ka thënë se gjithçka është e qartë dhe nuk ka pse të komentohet, duke thënë se komisoneri e ka shprehur se nga Shqipëria priste përmbushjen e 12 prioriteteve.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”