“Ka kaluar pronat e ushtrisë në duart e oligarkëve”, avokati i njohur nxjerr FAKTET: Begaj duhet të ishte në burg, si bleu apartamentin 107 m² për vetëm 200.000 lekë

Avokati Arben Llangozi ka reaguar ashpër ndaj presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, duke e akuzuar këtë të fundit për fshehje pasurie, deklarim të rremë dhe abuzim me pronat shtetërore.
Në postimin e tij në “Facebook”, Llangozi i referohet deklaratave pasurore të Begajt, të cilat sipas tij përmbajnë të dhëna kontradiktore. Konkretisht, avokati ka sjellë në vëmendje një apartament me sipërfaqe 107 m² që Begaj ka deklaruar se e ka blerë për vetëm 200.000 lekë, ndërkohë që prindërit e tij e kishin blerë më herët për 2.500.000 lekë.
“Në një tjetër pjesë të deklaratës, Presidenti Begaj shënon se zotëron një apartament tjetër banimi në Tiranë, me sipërfaqe 107 metra katrorë, të cilin sipas tij prindërit e kanë blerë në vitin 1999 për 2.500.000 lekë. Megjithatë, në të njëjtin dokument, Begaj deklaron se këtë apartament “ma kanë shitur me një çmim simbolik prej 200.000 lekësh”. Ky detaj është provë e pastër krimi, pasi është e pamundur që një pasuri e tillë, e blerë me miliona lekë, të shitet për një shumë qesharake”, shkruan ai, teksa ka sjellë dhe një tjetër rast ku presidenti ka deklaruar se zotëron një apartament tjetër prej 166m² dhe garazh 30 m² me vlerë 95.000 euro, duke shpjeguar se kjo pasuri është “porositur nga vëllai në vitin 2007” dhe më pas “është regjistruar në emrin tim”, pra në emrin e presidentit.
Përveç këtyre rasteve, avokati akuzon Begajn edhe për përfshirje në aferën e pronave ushtarake në zonën e Limionit në Sarandë, ku si ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm ka lejuar, sipas tij, kalimin e tokave të ushtrisë në duart e oligarkëve të ndërtimit.
Postimi i plotë i avokatit Arben Llangozi:
Presidenti Bajram Begaj duhet të ishte në burg, jo në zyrë/ Ka fshehur pasurinë dhe ka kryer deklarim të rrem, ja si bleu apartamentin 107 m² për vetëm 200.000 lekë
Po shpërthen zemërimi publik në rrjete sociale ndaj Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, pas publikimit të deklaratave të tij pasurore dhe lidhjeve të dyshuara me afera të pronave shtetërore. Qytetarë, analistë dhe figura publike po kërkojnë me ngulm shkarkimin e tij për konflikt interesi, dhe diskutimet bëhen sipas interesave politik.
Por askush nuk e ka parë të vërtetën. Përtej debatit moral e politik, faktet e paraqitura në dokumente zyrtare tregojnë se ndaj Begajt duhej të kishte nisur prej kohësh një hetim penal për fshehje pasurie, deklarim të rremë dhe ai duhet të ishte në burg dhe jo president.
Në formularin e dorëzuar pranë ILDKPI-së, Begaj deklaron se zotëron një apartament në Tiranë me sipërfaqe 166 metra katrorë dhe garazh 30 metra katrorë, me vlerë 95.000 euro. Ai shpjegon se kjo pasuri është “porositur nga vëllai në vitin 2007” dhe më pas “është regjistruar në emrin tim”. Kjo fjali ngre dyshime serioze për mënyrën e regjistrimit të pasurisë dhe origjinën e fondeve, pasi ligji kërkon që çdo zyrtar publik të deklarojë burimin e saktë të pasurisë dhe të ardhurave që e justifikojnë atë. Rasti i Begajt duket tipik për një manovër formale për të kaluar një pasuri në emër të një zyrtari të lartë, duke fshehur pronarin e vërtetë dhe burimin real të parave.
Por kjo nuk është e vetmja pasuri problematike. Në një tjetër pjesë të deklaratës, Presidenti Begaj shënon se zotëron një apartament tjetër banimi në Tiranë, me sipërfaqe 107 metra katrorë, të cilin sipas tij prindërit e kanë blerë në vitin 1999 për 2.500.000 lekë. Megjithatë, në të njëjtin dokument, Begaj deklaron se këtë apartament “ma kanë shitur me një çmim simbolik prej 200.000 lekësh”. Ky detaj është provë e pastër krimi, pasi është e pamundur që një pasuri e tillë, e blerë me miliona lekë, të shitet për një shumë qesharake. Ky është një veprim që ngre dyshime për fshehjen e vlerës reale të pasurisë dhe mund të përbëjë deklarim të rremë sipas ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”.
Për më tepër, Begaj ka qenë i përfshirë edhe në aferën e pronave të ushtrisë në zonën e Limionit në Sarandë, ku si ish-shef i Forcave të Armatosura ka miratuar kalimin e një pjese të konsiderueshme të tokave ushtarake në duart e oligarkëve të ndërtimit, duke e bërë ushtrinë palë të dobët në një skemë që për shumëkënd përbën abuzim të pastër me detyrën.
Në çdo vend normal të botës, një deklaratë pasurore me kontradikta të tilla do të ishte mjaftueshme për të nisur një hetim të menjëhershëm nga prokuroria. Por në Shqipëri, Begaj vijon të qëndrojë në zyrën e Presidentit të Republikës, i paprekur nga drejtësia, ndërsa qytetarët përballen çdo ditë me ndëshkime për shkelje shumë më të vogla.
Rasti i Bajram Begajt është shembulli më i qartë se si sistemi i drejtësisë në vend funksionon me dy standarde, i butë dhe i heshtur për zyrtarët e lartë, por i pamëshirshëm për qytetarët e zakonshëm. Dhe ndërsa institucionet mbyllin sytë, rrjetet sociale po shndërrohen në tribunën e vetme të llogaridhënies, ku qytetarët kërkojnë me zë të lartë jo vetëm shkarkimin e tij, por arrestimin e një Presidenti që, sipas tyre, e ka tradhtuar besimin publik dhe ligjin.