Rrëzimi i Kurtit, Thaçi: Nga e hëna nis konsultimet me partitë për formimin e qeverisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha sot se nga e hëna do t’i thërrasë partitë politike për konsultim, lidhur me formimin e qeverisë së re.

Qeveria e Kosovës është rrëzuar me 82 vota për 32 kundër dhe një abstenim.

Ai tha se fokusi i tij do të jetë në shmangien e zgjedhjeve të reja dhe mosshpërdarjen e Kuvendit të Kosovës.

“Qeveria në ikje, është në detyrë dhe duhet t’i kryejë punët që i takojnë me kushtetutë dhe ligje. Fokusi im është që të shkojmë drejt një qeverie të stabilitetit të unitetit e gjithëpërfshirjes në mënyrë që të kemi sukses në reformat tonë të nevojshme e të domsodoshme”, ka thënë Thaçi.

Ai i ka bërë këto komente derisa ka vizituar Qendrën e Studentëve, e cila tashmë është kthyer në karantinë për personat që kthehen nga shtetet e ndryshme në Kosovë.

Duke marrë parasysh të dhënat e fundit, aktualisht në Kosovë është raportuar për 86 persona të infektuar me Covid-19, sëmundje që shkakton koronavirusi i ri. Deri më tani një pacient ka vdekur me koronavirus në këtë shtet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT