FOTOT / Me qeleshe dhe shpatë në brez, Donald Lu siç nuk e keni parë
Personeli i ambasades se SHBA-së në Tiranë jane veshur me kostume popullore tradicionale të Shqipërisë në Ditën e Festës së Pavarësisë.Në faqen e saj, ambasada e SHBA-së shprehet sot se javën e kaluar, ambasada amerikane në Tiranë festoi Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë me një shfaqje shumë të veçantë.“Personeli i ambasadës u vesh me kostume popullore tradicionale nga të gjitha rajonet e Shqipërisë, duke treguar kështu jo vetëm zejtarinë e mrekullueshme dhe unike, por edhe kulturën dhe artin shqiptar që është trashëguar nga brezi në brez”, thekson ambasada.“Shihni fotot dhe na thoni nëse arrini dot të gjeni zonën të cilës i përkasin këto kostume, ose cili prej tyre është i preferuari juaj. (E drejta e fotove: Grace Medina)”, thuhet në faqen e ambsades së SHBA-së në Tiranë, ku sfilojnë një larmi të kostumeve popullore.










