“Nuk kam parë një seancë të tillë më parë”, Braçe: I’u kërkua llogari kryeprokurorit për zhvlerësimin e euros!

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i PS Erion Braçe, foli edhe për pyetjet që deputetët e opozitës i drejtuan kreut të Spak, Altin Dumanit.

Ai ndër të tjeraështë shprehur se në asnjë parlament në botë nuk ndodh që një i pandehur dhe nën gjykim t’i kërkojë llogari prokurorit të tij.

“Kam dëgjuar edhe sot këtu që e shënjojnë SPAK si arsye për disa fenomene që ndodhin në ekonomi, u kërkua llogari prokurorit për zhvlerësimin e euros, që prokurori të merret me kursin e këmbimit të lekut kjo nuk është detyrë e tij”, shtoi deputeti.

Braçe më tëj deklaroi se kryeprokurori i Spak, zgjidhet nga KLP dhe kjo e fundit nuk zgjidhet nga politika, dhe se reforma në drejtësi u bë që të ndahej drejtësia nga politika.

Fjala e plotë e Erion Braçes:

“Unë nuk kam parë seancë të tillë si kjo as në Itali, as në Francë ku është arrestuar presidenti, as në Gjermani, as në Austri ku u arrestua kryeministri. Ka një arsye pse në këto parlamente nuk ekziston një seancë e tillë për shkak të respektit ndaj drejtësisë. Nuk ndodh në asnjë parlament që një i pandehur dhe nën gjykim t’i kërkojë llogari prokurorit të tij, është shkelje e rëndë e etikës. Kam dëgjuar edhe sot këtu që e shënjojnë SPAK si arsye për disa fenomene që ndodhin në ekonomi, u kërkua llogari prokurorit për zhvlerësimin e euros, që prokurori të merret me kursin e këmbimit të lekut kjo nuk është detyrë e tij.

Kur bëmë reformën patëm parasysh që të ndajmë drejtësinë nga politika, prokurori i SPAK emërohet nga KLP dhe KLP nuk emërohet nga politika, por nga vet trupa e prokurorëve. Njëri thoshte unë dua të arrestohet filani dhe më pas kur arrestohet ai, thotë pse ai dhe jo ky tjetri.  SPAK ka detyrë të ushtrojë ndjekjen penale ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit dhe krimit të organizuar. Ajo që është bërë për krimin e organizuar meriton vlerësim”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT