Profesor Dhimitër Kraja, negativ në testin e dytë; gati për t’u kthyer në shërbim

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dha detaje edhe për shëndetin e dy mjekëve të njohur, prof. Dhimitër Kraja dhe prof. Roland Xhaxho.

“Profesor Dhimitër Kraja ka rezultuar negativ nga testimi i fundit, pra është i shëruar dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë. Kur bisedova me të më tha që do të rikthehet në shërbim.

Ndërsa profesor Xhaxho është në gjendje të stabilizuar. Sot bisedova me të dhe është duke dhënë një dorë për mjekët e infektivit aty në spital, edhe pse është vetë i prekur. Shembuj të tillë janë frymëzues”, tha Manastirliu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT