VENDIMI / Pas sulmit të fundit në Nju Jork, Donald Trump shuan ëndrrën e shqiptarëve

Pak sulmit të fundit në Nju Jork, Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vendosur që të nisë procedurat për bllokimin e Lotarisë Amerikane.Trump ka kërkuar që të ketë një rishikim të emigracionit, pasi autori i sulmit të fundit kishte shkuar atje pasi kishte fituar lotarinë.

Policia e Nju Jorkut tha sot se ka ngritur akuza për kërcënime dhe mbështetje të terrorizmit ndaj personit që u përpoq të shpërthente një bombë artizanale në sistemin nëntokësor të transportit në Nju Jork.

Autoritetet thanë se ai kishte ndjekur në internet propagandën e Shtetit Islamik dhe u kishte thënë hetuesve se kishte vepruar në shenjë hakmarrje ndaj agresionit ushtarak të Shteteve të Bashkuara. Zëri Amerikës thotë se autoritetet e kanë identifikuar të dyshuarin si imigranti 27-vjeçar nga Bangladeshi Akayed Ullah që punonte si shofer taksie.“Politika e presidentit kërkon dhënien fund të imigracionit zinxhir, dhe po të kishte ekzistuar kjo, do të kishte ndaluar këtë individ që të vinte në Shtetet e Bashkuara. Presidenti do të kërkojë një reformë imigracioni të përgjegjshme dhe dhënia fund e imigracionit zinxhir do të jetë pjesë e këtij procesi”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sara Huckabee.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT