“Majat e Ballkanit” fut Pejën në hartën botërore të turizmit
Pejë, 27 janar – Peja do të bëhet destinacion botëror turistik. Përmes prezantimit të potencialeve turistike të zonave malore të saj – në projektin ndërkufitar “Majat e Ballkanit” që përfshin trekëndëshin që lidh pikat kufitare, Kosovë, Shqipëri dhe Mali i Zi – Peja është përzgjedhur në treshen finale ndërkombëtare të çmimit “Tourism for Tomorrow”. Çmimi ndahet nga “World Travel and Tourism Council”, një forum i kompanive lidere të turizmit i themeluar më 1990 me seli në Londër. Fituesi pritet të shpallet me 16 prill, në Abu Dabi.
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Kuvendit Komunal të Pejës që e ka udhëhequr këtë projekt të prezantimit të potencialeve turistike të Pejës, ka thënë se për qytetin ky është rasti më i mirë për afirmimin e vlerave turistike dhe zhvillimin ekonomik të kësaj ane.
Sokol Ukaj, drejtor i Zhvillimit Ekonomik, ka bërë të ditur se Peja është përzgjedhur në treshen finale të këtij çmimi ndërkombëtar që për turizmin malor të Pejës dhe zhvillimin ekonomik është rasti më i mirë.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.