Haradinaj ironizon Kurtin: Mos lësho pe Albin, nuk ka rëndësi çfarë mendojnë 1.5 milion banorë

Daut Haradinaj, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka ironizuar së fundmi me deklarata e tij kryeministrin Albin Kurti lidhur me dokordësimin e zgjedhjen e presidentit të vendit.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Haradinaj iu drejtua Kurtit me shprehjen “mos lësho pe”

“Mos lësho pe, Albin. Krejt ose hiç. Pak rëndësi ka çka mendojnë 1.5 milion banorë, plus ty të dojnë krejt”, ka shkruar Haradinaj.

Kujtojmë se ky reagim vjen pasi Kurti gjatë seancës së sotme të Kuvendit kërkoi kohë shtesë për të vazhduar bisedimet me partitë parlamentare dhe duke e vënë theksin te fakti që vendit ti duhet një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.

Lëvizja Vetëvendosja nuk propozoi emër për kryetar të Kuvendin dhe seanca u ndërpre dha do të vijojë në një datë tjetër.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT