Nga refugjat në hero/ Tentoi të ndalonte një grabitje, shqiptari gjen vdekjen në SHBA, trupi i pajetë do të varroset në atdhe

Burim Havolli 41 vjeç ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Brooklyn gjatë përpjekjeve për të ndaluar një person i cili tentoi të vidhte disa pako në hollin e ndërtesës ku shqiptari punonte si mbikqyrës.

Sipas raportimeve, ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë ndërsa sot është bërë publike për mediat. Varrimi i Havollit do të bëhet në Kovosë, sipas asaj që kanë raportuar familjarët.

Mësohet se policia u njoftua menjëherë pasi shqiptari kishte lëndime në kokë. Ai mbërriti në spital me shenja jete por nuk i mbijetoi plagëve të marra. Familjarët e viktimës e përshkruan Burimin si një njeri punëtor dhe të respektuar, i cili humbi jetën duke bërë detyrën e tij.

Ndërkohë Blerim Havolli, vëllai i viktimës, ishte në lot ndërsa fliste për mënyrën se si të dy e mbijetuan luftën e Kosovës në vitin 1999 dhe arratisën në Amerikë për një jetë më të mirë.

Ai e donte këtë vend. Ky vend na ka ndihmuar shumë”, tha Blerim Havolli për CBS Neës.

Vëllai tha se familja po e përjeton rëndë vdekjen e 41-vjeçarit.

Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë. Kjo është e trishtë. Ai la pas tre fëmijë dhe ishte vetëm 41 vjeç”, tha kushëriri Petrit Havolli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT