AK kundër Zaganjorit: Votoi pro marrëveshjes me Greqinë
Tiranë, 1 qershor 2012, ZSH – Aleanca KuqeZi ka kundërshtuar kandidimin për president të republikës të Xhezair Zaganjorit. Në një deklaratë për mediat, AK shprehet se Zaganjori ka votuar pro marrëveshjes për ndarjen e ujërave territorial më Greqinë.
“Me vendim datë 26.11.2009 të Gjykatës Kushtetuese është votuar pro legjitimimit të padisë për gjykimin e çështjes në lidhje me papajtueshmërinë me kushtetutën e Shqipërisë së marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Per delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare””, thuhet në reagimin e AK. Sipas, Aleancës kjo është dhe arsyeja që kryeministri Sali Berisha propozuar këtë kandidaturë.
“Në seancën për legjitimim apo jo të kërkesës në fjalë kandidati për president ka votuar në minorancë duke mbështetur antikushtueshmërinë e marrëveshjes me Greqinë. Në votimin 5 me 4 gjyqtari Xhezair Zakanjori është shprehur por marrëveshjes duke votuar kundër pranimin të kërkesës për këtë çështje në gjykatën Kushtetuese. Sipas, AK kjo është një arsye që e bënë Zaganjorin një kandidatë të papërshtatshëm.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”