Llumi i llumit në rrjetet sociale

Janë rrjetet sociale,
Hall i madh vërtet,
Kur Gjeniun shan,
Një analfabet.

O llumi i llumit,
Grua apo burrë,
Surratin e dhjerë,
S’e ke qitur kurrë.

S’i ku do në rrjet,
Te adresa ime,
Ka trima të çartur,
Me pseudonime.

Vetëm po të jesh,
Ti një psikopat,
Me këtë llumnaj,
Do hysh në debat.

Çdo sekondë me ta,
Është një kohë e humbur,
Me llum injorancën,
Je gjithmonë i mundur.

Mendon llum-idioti,
Fati ju bë ar,
Dhe me Gjeniun,
Është barabar.

Nga goja e ndyrë,
Zbraz të gjithë halenë,
Fare pa problem,
Shanë dhe Kadarenë.

Kurrë nga istikami,
Llumi nuk lëkundet,
Me gjuhë qenërie,
Ofendon kë mundet.

Eh, o llum i llumit,
S’e ke fajin ti,
U ngjize për kafshë,
Dhe dole njeri.

U ngjize për qen,
Ndaj bën ham e hum,
Që të gjithëve pis,
Na bëre o llum.

O qenie e mjerë,
Dhe e neveritur,
Raca jote e ndyrë,
Gjithë duhet kositur.

Përpara me gur,
Kur më vë çdo trap,
Me muaj të tërë,
internetin s’hap.

Në rrjetet sociale,
Gjithë këtë mynxyrë,
Meta e nderon,
Si fjalën e lirë.

Presidenti ynë,
Pika që s’të bie,
U bëre garant,
I kësaj lirie.

U bere garant,
I llumit, të llumit,
Që shumë pak e kanë,
Dhe koqen e plumbit.

Juve që më shatë,
Juve që më shani,
Motrën, çupën, gruan,
Ta shtriftë Jarani!

Arben Duka

Back to top button
LAJMET E FUNDIT