Për Dulen nuk vlen vendimi i Kushtetueses: Marrëveshja e 2009-ës shumë e mirë

Nga qyteti i Korçës, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, duke iu rikthyer marrëveshjes së detit me Greqinë, ka akuzuar kryeministrin Rama, se për 5 vite ka mbajtur peng marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë.“Marrdhëniet midis dy vendeve, nuk mund të mbahen peng për një kohë të gjatë, sepse ato janë solide dhe të shtrira në histori dhe të tashmen.Rama nuk mund të mbajë peng vendin, në marrëdhëniet me Greqinë, vendi që është strumbullari i politikave euroatlantike të Evropës Juglindore”, ka deklaruar ai.Me theks të vecantë në marrëveshjen e detit, Dule e vlerëson si të drejtë marrëveshjen e vitit 2009, duke shpresuar që negociatat të konkludojnë në një rezultat të drejtë dhe efektiv.“Greqia dhe Shqipëria janë të vonuara në arritjen e marrëveshjes”, shprehet Dule./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT