Andi Bushati: Në janar do plasë një ’97-të e dytë kundër Ramës, do ketë luftë mes të varfërve e të pasurve

A ishte 2019 një vit të mbrapshtë për shqiptarët? Kjo ishte pyetja që u shtrua për të ftuarit në Open në Top Channel.
Analisti Andi Bushati tha se viti 2019 ishte si viti 1996.
-1997, ndërhyri Paskal Milo.
Andi Bushati: Jo pikërisht po them 1996, sepse ne 2020 do të kemi vitin 1997.
Pse po them 1996, sepse edhe në ‘96 kishim një person që kishte të gjitha pushtetet edh sot kemi një person që kërkon ti marrë të gjitha pushtetet.
Kishte opozitë në 96? As sot nuk kemi. Sot presidenti është në procedurë shkarkimi, ligji i fundit për mediat që po synon kapjen edhe të mediave na tregon që një person po i heq edhe tullën e fundit të demokracisë.
I vetmi ndryshim është se në 1996 kishim një person që qeveriste ndërsa sot kemi një individë që bashkëpunon me 10-15 oligarkë duke vendosur për gjithçka dhe duke rrezikuar një përplasje të varfër-të pasur.