Protestat në Tiranë, pedagogu nga Kosova: “Revolucioni” i rrjeteve sociale dështoi, AI nuk e mbushi dot sheshin

Blerim Latifi, profesori i njohur i filozofisë nga Kosova dhe analist i njohur në mediat televizive, bëri një postim mbi transformimin e protestës si një fenomen ka një bazë reale por më shumë virtuale dhe të stisur.

Postimi i plotë

U hapën arkivat e vjetra të së majtës radikale dhe prej andej u nxorën fjalët e mëdha: revolucion, ndryshim radikal, përmbysje e oligarkisë, revoltë popullore.

U krijuan qindra e mijëra video me AI për të dhënë përshtypjen se këto fjalë po përshkruanin ngjarje reale.

Lajmet e shoqëruara me këto video bënë xhiron e botës. Sytë e antikapitalistëve dhe antisemitëve u kthyen nga Shqipëria, duke e parë atë si skenën e një revolucioni të ri kundër Trumpit, Izraelit dhe atyre që po e mbanin Shqipërinë në aleancë me ta.

Një marksiste shqiptare madje e shpalli atë “dritë shprese për gjithë Europën”.

Dhe ja ku është “revolucioni” pas 29 ditësh: një numër i vogël protestuesish në sheshin e Tiranës. Midis retorikës revolucionare dhe realitetit, shtrihet një hendek i madh. Një hendek që nuk e mbush dot magjia e Inteligjencês Artificiale.

Shqiptarët e kanë vuajtur gjatë magjepsjen nga retorika bombastike e së majtës radikale. Çmimi i  saj ka qenë tepër i rëndë për t’u harruar. Prandaj e kanë nxjerrë mësimin: askush nuk mund t’i rikthejë edhe një herë në rrugën e vetëmashtrimit dhe të theqafjes, sado të bujshme të jenë slloganet dhe sado të sofistikuara të jenë mjetet e propagandës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT