PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Goxhen për koncertin e Kanye West

Grupi Parlamentar dorëzoi në SPAK  kallzim penal  për kryeministrin Edi Rama dhe  ministrin e Turizimit dhe Kulturës Blendi Goxhen në lidhje  me financimin  me 4.2 milion euro të koncertit të  të Kanye West.

Partia Demokratike kërkon nga SPAK të hetojë kryeministrin Rama dhe ministrin Gonxhe për veprat penale të ‘shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’.

Në kallzim Partia Demokratike argumenton se qeveria  ka shkelur parashkimet ligjore për përdorimin e fondit rezervë të buxhetit të shtetit,  për të mbështetur një koncert privat, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit.

Gjithashtu sipas Partisë Demokratike qeveria me këtë akt normativ, ka shkelur rregullat për lirinë e pjesëmarrjes dhe barazisë së shtetasve në tenderat  publik, duke krijuar privilegje të padrejta për këngëtarin Kanye West.

Akti normativ për mbështetjen e koncertit të Kanye West është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese nga partia “Shqipëria Bëhet”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT