Shqipëria përjashton Serbinë, Telekom Albania i shitet kompanisë Bullgare “Vivakom”
Një shkresë e depozituar nga T Mobile Albania pranë AKEP-it, në të cilën thuhet se kërkohet shtyrja e datës së tenderit publik për këtë çështje, çka nënkupton, derisa të mbyllet marrëveshja e shitjes. Për shitjen e Telekom Albania, shfaqën interes disa kompani nga rajoni i Ballkanit, ku përmenden kompania Çalik, që ka aksionet kryesore edhe të Albtelekom, kompania bullgare Vivakom, Telekom Serbija etj. Kjo e fundit paraqiti një ofertë të lartë financiare, por shkaktoi një reagim të ndjeshëm në opinionin publik në Shqipëri.
Dicka e tillë, bëri që kryeministri Edi Rama të deklaronte publikisht se Telekom Albania nuk do t’i shitej kompanisë serbe. Telekom Albania është operator i rëndësishëm në tregun shqiptar, por në bilancin e një viti më parë, rezultoi me humbje të mëdha, çka ka bërë që gjigandër e Dojçe Telekom, të vijnë në pikën që të largohen nga Shqipëria.
Tashmë Telekom Albania është në mbyllje të negociatave për shitjen e kompanisë tek aksioneri kryesor i shoqërisë bullgare të telekomunikacioneve Vivacom, Spas Roussev.
Telekom Albania (TAL) ka disa kohë që negocion me blerës të ndryshëm dhe mesohet se procesi po shkon drejt përfundimit. Sikurse është raportuar edhe më herët, Deutsche Telekom do t’ia shesë degën shqiptare zotit Spas Roussev, i cili punon në parnteritet me Elvin Gurin, një investitor i mirënjohur shqiptar, i cili ka jetuar në Bullgari 20 vitet e fundit.
Nuk qe e mundur që t’i merrej një koment zotit Spas Roussev për këtë operacion. Ndërkohë, i pyetur lidhur me këtë transaksion, zoti Guri tha se nuk mund të bënte komente për procesin në vetvete. Megjithatë, ai shtoi: “Kam kohë që mendoj të investoj në Shqipëri. Duke qenë se kam 27 vjet që jam larguar, e konsideroj si detyrim moral të gjej mënyra dhe mjete për të investuar në vendin tim. Sot, Shqipëria është një destinacion i qetë dhe tërheqës për investime, sidomos për dikë si unë”.
Aktualisht, Vivacom me aksioner kryesor Spas Rouseev, është kompania më e madhe e telekomunikacioneve në Bullgari që ofron shërbimet më cilësore të kategorisë. Ajo pati një vit të fuqishëm financiar në 2017 sa i takon anës operacionale dhe performancës financiare, me të ardhura prej 455 milionë eurosh dhe fitime prej 165 milionë eurosh.
Aksioneri tjetër është Elvin Guri, i cili ka punuar si bankier, themelues kompanie dhe drejtor, dhe si investitor për më shumë se 20 vjet. CV-ja e tij përfshin eksperienca të shumta si Price Waterhouse, BERZH, dhe BNP Paribas. Kompania e tij River Styxx Capital ka qenë e përfshirë në transaksione në disa shtete në rajon dhe më gjerë. Ai ka studiuar te Universiteti Amerikan në Bullgari dhe në Universitetin e Oksfordit./ZgjohuShqiptar.info