29-vjetori i OMONIA-s, Dule: S’kemi ende asgjë zyrtare për vrasjen e Kacifas

Shoqata e minoritetit grek, “OMONIA” përkujtoi të shtunën në fshatin Derviçan 29-vjetorin e krijimit. Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë edhe përfaqësues të qeverisë greke mes te cilëve zv/ministri i Jashtëm grek, Konstantinos Vlasis, deputeti i Demokracise se Re, partia qeverisëse në Greqi, Dimitris Jojas si dhe deputeti i Syrizas, Aleksis Katsis. E pranishme ka qenë edhe ambasadorja greke në Tiranë, Sophia Philippiddou, konsulli grek i Gjirokastrës Lambros Kakisis. Gjithashtu i pranishëm ishte edhe kryetari i PBDNJ Vangjel Dule, por edhe kryetari i Bashkisë së Dropullit, Dhimitër Toli, i cili i përket PS-së.

Fillimisht janë lexuar nga kreu i OMONIA-s, Vasil Kajo telegramet e urimit te presidentit grek Prokopis Pavlopulos dhe te kryeministrit grek Qirjakos Mitsotakis. Më pas kanë përshendetur zv/ministri i Jashtem grek, Vlasis, ambasadorja greke dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule. Gjatë fjalës së tij, Dule ka ngritur akuza ndaj qeverisë Rama për mos respektimin e të drejtave të minoritetit grek, duke shtuar se ka një sërë çështjesh të pazgjidhura të pronave në Himarë, apo ende nuk është zbardhur vrasja ndaj Kostandin Katsifas, edhe pse kanë kaluar një vit.

“Pavarësisht përpjekjeve sistematike 29-vjeçare të OMONIA-s që lidhet me ruajtjen e identitetit dhe të drejtat e tyre në legjislacion sikur kërkohet nga ndërkombëtarët, ende me keqardhje konstatojmë se gjatë qeverisjes aktuale shënohen hapa që nuk kanë lidhje me realitetet e reja europiane. Qeveria e zotit Rama që sot mban kryesimin e OSBE-së ka dështuar t’u përgjigjet kërkesave të kohës. Që prej 2017-ës muaji tetor, parlamenti votoi një ligj për të drejtat e minoriteteve nuk i përgjigjej kërkesave të kohës, megjithatë deri sot nuk është marrë asnjë hap konkret. Pas regjistrimit të dështuar të 2011, ende ligji mbetet problematik dhe i paamenduar sipas kërkesave të Këshillit të Europës. Sfidë është regjistrimi i ardhshëm i popullsisë. Prona e minoritetit grek në breg të Jonit dhe zona të tjera janë objekt abuzimesh të vendimeve qeveritare dhe Ramës. Probleme me vendosjen e tabelave dygjuhëshe janë edhe më tepër problematike”, deklaroi Dule.

Ai më pas e ka cilësuar si tepër negativ faktin se përgjegjësit e vrasjes së Kacifas në tetor të 2018 nuk janë identifikuar ende
“Problemet e minoritetit grek është shumë larg së qeni një realitet europian. Të gjithë pjesëtarët e minoritetit grek mbi identitetin partiak që ndanjë të njëjtin vizion për objektivat janë të mirëpritur” deklaroi Dule.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT