Mesazhet e ditëve të fundit të gjyqtarit Astrit Kalaja. Njëri prej tyre, pak ditë pasi ishte bërë gjysh

Nga Anila Hoxha

Përveçse gjyqtar, Astrit Kalaja shkruante dhe poezitë e reflektimet ua niste miqve me mesazh. Këto mesazhe janë të ditëve të fundit, njëri është i datës 20 shtator , pak ditë mbasi ishte bërë gjysh 

…. 

Jam bërë gjysh. Pas 14 ditësh bëra bisedën e parë me nipçen. E thirra shoku. Po qante. Duke i folur e ledhatova tek koka, i fërkova gjoksin e barkun. I thashë se je shumë i bukur. I thoja se e doja fort. i uroja qe ti dhuronin dashuri, të ishte i lumtur me babin e mamin. 

Me fjalët e mia , me përkëdheljet e mia ,si dhe në tingujt e serenatave shkodrane e zuri gjumi.  

Ishte shume bukur. Ndjeva një lloj çlirimi shpirtëror. Nuk do ta harroj kurrë. Falënderoj Zotin qe me dhuroi këtë moment te paqtë. Mu duk se zeri im i dha qetesi, siguri ! …. 

Mesazhi tjetër për Shkodrën , vendlindjen që aq shumë e deshi ! 

……. 

Për ty Shkoder shpirti jem ! 

Për mu Shkodër je flladi i lirisë, flladi i nderit e i krenarisë 

Jam shkodran, jam i lashtë sa vete Shkodra, jam i lirë si Shkodra, jam human si Shkodra, jam i gjerë si Shkodra, di te fal e te dhuroj besim e shpresë si Shkodra.  

Ne fakt cdo dite luftoj jem kështu 

Këto fjale janë për Shkodrën, janë fjalë zemre.  

Kujt mos ti pëlqejnë nuk ka gjë.  

Unë nuk i kam shkruar për to.  

I kam shkruar për ato qe e duan Shkodrën. 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT