Kapi grabitësin/ Heroi me biçikletë, si u bë protagonist në Itali shqiptari Dorin

“Dëgjova zonjën duke bërtitur dhe pashë babain e një shoku tim duke ndjekur hajdutin në këmbë, pashë çantën dhe më pas e ndoqa me biçikletë duke i dhënë informacion policisë në telefon për të ndihmuar për ta kapur,”- kështu tregoi i riu shqiptar para autoriteteve.

Dorin, i lindur në Itali nga prindër me origjinë shqiptare, është 18 vjeç dhe të enjten e kaluar në mbrëmje ishte dëshmitar i një grabitjeje. 18-vjeçari e ka ndjekur me biçikletë sulmuesin dhe ndërkohë ka lajmëruar sallën e operacionit të komisariatit të Monzës duke u siguruar informacione lidhur me vendndodhjen e agresorit. Falë të riut shqiptar, përveç grabitësit, policët arritën që të gjenin dhe çantën që iu mor gruas së sulmuar. Grabitësi u identifikua si një 34-vjeçar ekuadorian, me leje qëndrimi dhe banim në Vimercate, por tani duhet të vuajë dënimin.

Ndërsa për kontributin e tij, kreu i Policisë në Monza, Marco Odorisio priti në zyrë Dorin, i cili ishte i shoqëruar nga babai i tij Flamur.

“Komisari na komplimentoi, pimë një kafe me babin, u kënaqa. Unë banoj afër, mami kalon nga ajo rrugë disa herë në ditë, kalon edhe gjyshja, në vend të gruas që u sulmua, mund të ishin ato,”- tha ai para se të dilte nga komisariati me biçikletë, ndërsa shtoi se nuk dëshironte të dëgjonte asnjë fjalë më shumë për ndonjë akt heroik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT