Aksident i trefishtë në Lezhë-Laç, plagoset rëndë motoristi

Një aksident i trefishtë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në autostradën Lezhë–Laç, pranë kryqëzimit të fshatit Markatomajt.

Sipas burimeve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motor. Drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, për të marrë ndihmën mjekësore, raporton për Klan News, gazetari Martin Marku.

Dy drejtuesit e automjeteve nuk kanë pësuar lëndime. Po sipas të njëjtave burime, i plagosuri po udhëtonte drejt punës, në momentin kur ndodhi përplasja.

Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes për të zbardhur të plotë shkaqet e aksidentit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT