Maskat ranë, e bëmë kastile/ Çim Peka: Ju nuk doni të mundni Ramën, por të thoni fajin e ka Saliu

Gazetari më i famshëm i televizionit të familjes Berisha, Çim Peka, ka shkruar një koment me titull ‘Maskat ranë’, në të cilin ai zbulon lojën e Berishës që po bën për t’i lënë kandidaturat jo politike dhe të tjerët të shfaqen, në mënyrë që nesër të mos thotë kush që nuk na la Saliu dhe ta fajësojnë atë.

Sipas Pekës, pavarësisht kësaj, Berisha është usta i politikës dhe serioz, ndaj ai edhe kësaj radhës i nxori zbuluar, sepse ata nuk duan të mundin Ramën, por të thonë që fajin e ka Saliu.

“Maskat rane.

Politika eshte eksperience dhe parim!

-Ne fillim i thane nuk ke kandidat, nuk te pranon asnje.

-Tani i thone jane ofruar shume kandidate, nuk eshte serioze.

-Duhet “A’politik” dhe jo nga PD i thane qe te mbeshtesim, me shpresen se nuk do pranonte e te thoshin serish: “Fajin e ka Saliu”!

-U pranoi propozimin, tani nuk dine cfare te bejne se ata nuk donin te mundnin Ramen, donin te benin fajtor Saliun.

-Edhe brenda PD-se, u tha “PO” atyre qe thonin: Na do populli por nuk na kandidon Saliu. “Nuk jemi gati tani, jemi ne 2027” u pergjigjen pasi nuk moren refuzimin qe deshen nga Berisha per te thene serish”Fajin e ka Saliu”.

Si perfundim, Sali Berisha ka gabime boll. Por, serioz e usta i politikes eshte padiskutim. Ju nxori zbuluar: Ju nuk doni te mundni Ramen, ju doni te thoni: “Fajin e ka Saliu”!

Edhe thoni nuk eshte regjim por duhet rinovuar PD, edhe keni frike nga “Luleshtrydhja”, nje idiote qe nuk e llogarit askush pervec trafikanteve te ilaceve.

Ndajeni mendjen: Eshte regjin e nuk behet gare apo nuk eshte regjim?” – shkruan, mes të tjerash, Peka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT