“As për roje nuk e mbaj!” Ervin Salianji shpërthen keq ndaj Flamur Nokës: Fytyra e dështimit dhe e keqja më e madhe e PD-së

Që pas “vetëpërjashtimit” nga Partia Demokratike e me kandidimin e tij për të marrë në dorë drejtimin e kësaj partie, marrëdhënia mes Ervin Salianjit dhe demokratëve është shfaqur e irrituar.

Në një intervistë të dhënë për “News 24”, Salianji është shprehur pa doreza. pasi Flamur Nokën e ka cilësuar si shpërfytyrim të partisë.

Ndërsa më tej Salianji shtoi se Noka nuk bën as për roje sepse është një individ i cili ka probleme me drejtësinë dhe ka akuza për bahskëpunim me grupet kriminale.

“Nokën edhe roje nuk e mbaj unë po të jetë për mua. Ai është një njeri që ka probleme me ligjin, me grupe kriminale, ka akuza për korrupsion. Dhe ai është fytyra e dështimit të PD dhe aksidenti më i madh që ka PD” u shpreh Ervin Salianji.

Pas ofendimeve të ngritura ndaj Nokës gjatë intervistimit, i pyetur se pse Berisha e mban afër nëse ai nuk ka vlera për PD-në, siç ai pretendoi në fjalën e tij, Salianji u shpreh se ai thotë vetëm gomarllëqet.

Kujtojmë se ditën e djeshme ish-deputeti demokrat, Ervin Saliannji deklaroi se do të garojë përballë Berishës për kryetar të PD-së në zgjedhjet e 23 majit 2026.

Salianji tha se PD nuk ka procedurë të përcaktuar qartë, por ka vetëm datë zgjedhjesh dhe se janë demokratët me votën e tyre do të përcaktojnë se kush është shumica.

Fjala e Ervin Salianjit: Influenca e shtetit në zgjedhje është në një nivel të caktuar dhe influenca e grupeve kriminale është në një nivel të caktuar. Por nëse ne rrimë vetëm në këtë dimension ne nuk fitojmë kurrë.

Ne nuk mund të jemi si Rama. Por nuk mund të mundim Ramën, me një Ramë tjetër brenda partisë. Nokën edhe rojë nuk e mbaj unë po të jetë për mua. Ai është një njeri që ka probleme me ligjin, me grupe kriminale, ka akuza për korrupsion. Dhe ai është fytyra e dështimit të PD dhe aksidenti më i madh që ka PD.

Sepse vetëm ai mund të thotë ato gomarllëqe. Unë nuk i jam bashkuar Nokës, por kam bërë betejë. Unë kam thënë dhe jam kundër gjithçkaje përfaqëson Berisha, po i jam bashkuar shumicës së demokratëve. Por a mund të thotë dot njeri se cili grupi kriminal bëri që të humbë PD? Çfarë ka përdorur PS në Korçë që ka këtë rezultat që ka sot?

 A mund t’i themi demokratëve të vërtetat që lista ishte katastrofë… Si ka mundësi që PD humb në çdo qendër urbane ku ndikimi i grupeve kriminale është zero? Tani si ka mundësi që Kruja fitojë? A na tregon që dy njerëz që janë të rinj morën vota…Pra u votuan njerëz që vlejnë…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT