PS: Kufiri detar po i shitet në fshehtësi Greqisë. Nishani, ndërhy!

PS: Deti po shitet në fshehtësi. PD: Rama e Spahiu, trillojnë

TIRANË – Partia Demokratike në një deklaratë për shtyp, ka reaguar ndaj pretendimit të opozitës se qeveria po zhvillon negociata të fshehta me Greqinë për caktimin e kufirit detar. PD sulmoi Ramën dhe kreun e Aleancës Kuqezi duke thënë se nuk kanë interesa kombëtare por vetëm interesa personale.
“Këta binjakë siamezë apartidë në korr të përbashkët kërcënuan shqiptarët se do të thërrisnin referendum për marrëveshjen e detit ndërkohë Kushtetuta e vendit nuk lejon kënd të thërrasë referendume për qëllime antikombëtare”, thuhet në deklaratë. 
Zëdhënësja e PD-së tha se pretendimet për negociata të fshehta janë të pavërteta. Gjithashtu u tha se nuk do të ketë vendime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e vitit 2009.
“Pasi morën faturën e përpjekjes së tyre dy ditët e fundit, Rama dhe ortaku i tij Faq e Zi shpifin, trillojnë për negociata sekrete të qeverisë me vendin fqinj për dhunim të Gjykatës Kushtetuese dhe trillime të tjera si këto. Në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare për cilindo problem Partia Demokratike i përmbahet dhe do t’i përmbahet respektimit të plotë të Kushtetutës”, thuhet në reagimin e PD-së.
PS: “Kufiri detar po i shitet në fshehtësi Greqisë. Nishani, ndërhy!”
“Kryeministri i vendit, Berisha, në fshehtësi të plotë po mundohet të përfundojë një marrëveshje të re me shtetin fqinj për ndarjen e kufirit detar, pa u nxjerrë ende përgjegjësia përkatëse ligjore apo penale për negociatorët e marrëveshjes së mëparshme për kufirin detar në kanalin e Korfuzit.”, ka nisur deklaratën për shtyp nënkryetari i grupit parlamentar në PS, Saimir Tahiri.

Duke vazhduar me akuzat se ‘në një kohë kur Sali Berisha nga njëra anë dërdëllit gjithë ditën për imunitetin dhe nga ana tjetër grabit institucionet kushtetuese dhe sistemin e drejtësisë, vazhdon një errësirë e plotë pa kurrfarë transparence, të hedhi hapat e parë drejt një marrëveshjeje tjetër për kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë’.

Tahiri i kërkoi në emër të PS-së, Presidentit të Republikës, Bujar Nishani që të përjashtojë të gjithë ata persona që u përfshinë në negocimin e marrëveshjes së parë, e cila u rrëzua unanimisht nga Gjykata Kushtetuese.

Tahiri nënvizoi faktin që Kryeministri nuk po respekton institucionet kushtetuese, ashtu siç veproi edhe me emërimin e Elvis Cefës në KLD dhe SHIK-sit të Gazidedes, Visho Lika.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste, kërkoi zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe përfshirjen e “ekspertëve të pavarur, shoqërisë civile, specialistëve në vend dhe të huaj përkrah grupit negociator të qeverisë, sepse vendi, toka, deti dhe sovraniteti kombëtar nuk i përkasin qeverisë Berisha, por janë të popullit shqiptar”.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT