Ministria e Brendshme “u dorëzua” përpara tij! Në qendër të vëmendjes për luksin e tepruar, me valltare e shampanja Dorian Puka feston 10 vite si “britanik” (PAMJE)

Mediat britanike i kanë kushtuar një tjetër artikull shqiptarit Dorian Puka, i cili është dëbuar dy herë nga Britani e Madhe, por prej kohësh vijon jetesën e tij në këtë vend pa problem.
Më konkretisht, kësaj radhe ka shkruar “The Telegraph” mbi jetën e luksit për të cilën dhe u bë i njohur emri i tij. Jetesën 10-vjeçare në Britani ai është parë duke e festuar në klube nate me valltare dhe shampanja me koston mijëra euroshe.
29-vjeçari shqiptar u pa duke kërcyer, kënduar dhe duke pirë puro të mërkurën në mbrëmje në video të postuara në rrjetet e tij.
Referuar video mësohet se Puka prenotoi në zonën VIP të klubit Cirque le Soir, një destinacion i preferuar i personazheve të famshëm në Britani.
Në vitin që lamë pas, Puka me postimet e tij në rrjet vazhdimisht është tallur Ministrinë e Brendshme me video të stilit të jetesës luksoze, duke përfshirë shfaqjen e gjashtë orëve të tij Rolex dhe makinave luksoze si Ferrari dhe një Lamborghini URUS të vitit 2022 me vlerë 180,000 £.
Ndërsa nga ana e saj , Ministria e Brendshme ka pohuar pafuqinë e saj për të larguar Pukën derisa kërkesa e tij për azil të jetë shqyrtuar plotësisht. Ndërsa ka paralajmëruar se kriminelët e huaj nuk duhet të kenë “asnjë dyshim” se herët apo vonë do dalin para drejtësisë.
Kujtojmë se Puka u burgos fillimisht më 17 shkurt 2015, pasi u kap duke vjedhur një shtëpi në Tëickenham, në jugperëndim të Londrës, ndërsa pronari ishte me pushime në Francë. Pronari i shtëpisë e pa live grabitjen në kamerat e shtëpisë dhe lajmëroi menjëherë policinë.
29-vjeçari shqiptar u burgos për nëntë muaj dhe “pranoi” të largohej nga Britania pas lirimit të tij. Por brenda një viti, ai kishte arritur t’i shmangej kontrolleve kufitare dhe të kthehej sërish në Mbretërinë e Bashkuar për të kryer një sërë grabitjesh të tjera në periferi të Londrës.
Herën tjetër, Puka ui vu në pranga nga disa civilë që patrullonin Surbiton, gjithashtu në jugperëndim të kryeqytetit, pasi ishte raportuar një rritje e grabitjeve nga banorët lokalë. Momentin e kapje në dorë Puka mbante një orë të shtrenjtë që e kishte vjedhur.
Ai u burgos për tre vjet e gjysmë dhe më pas u dëbua në mars të vitit 2020.
Gjatë kohës së tij në një burg në Mbretërinë e Bashkuar, Puka u bë i famshëm për përdorimin e një telefoni të futur kontrabandë në burg për të postuar foto në Instagram. Ai pozoi përkrah udhëheqësit të një grupi të krimit të organizuar i cili po vuante një dënim me 12 vjet burg për trafikim kokaine dhe pastrim parash.
Pasi u kthye në Shqipëri për disa muaj, ai udhëtoi nëpër Gjermani, Belgjikë dhe Holandë përpara se të kalonte kontrollet kufitare për të hyrë përsëri në Britani në dhjetor të vitit 2020.
I përballur sërish me dëbimin, ai paraqiti një kërkesë për azil dhe që nga viti 2023 ai qarkullon lirshëm në Britani nën kontrollin e një gjurmuesi elektronik, ndërsa pret që gjykata të vendosë për kërkesën e tij për azil.