Ligësia dhe marrëzia e bojkotit të protestës pro UÇK (dhe zhurma pse një deputet u shfaq i dehur

Nga Fitim Zekthi
Manifestimi për të mbështetur drejtuesit e UÇK-së dhe për të mbrojtur pafajësinë e tyre ndaj akuzave për krime lufte në vitet 1998–2000 është i mrekullueshëm dhe ka qenë i tillë gjithmonë.
Është marrëzi ose ligësi të ruash inatin politik ndaj drejtuesve të UÇK-së që u bënë qeveritarë të Kosovës pas viteve 2000 dhe të shash, kritikosh apo bojkotosh manifestimin.
Është marrëzi dhe ligësi të bësh llogari politike se çfarë fiton një parti apo një politikan nga ai manifestim dhe ta shash apo bojkotosh mbi këto llogari.
Është e ulët dhe e poshtër të vësh një çështje kaq të madhe dhe kaq historike, si nderi dhe lufta e drejtë e UÇK-së e simbolizuar në luftën e një populli të masakruar për një shekull në funksion të llogarive apo inateve politike të ditës.
Dhe është qesharake, por edhe e pistë, të ngrihet një stuhi kundër një deputeti që merr pjesë në manifestim dhe ka konsumuar alkool. Nuk është ndonjë krim penal pija, as ndonjë vepër shkatërruese ndaj qytetarëve te tjere.
Sigurisht qe eshte nje gje e keqe qe demton vete personin qe e pi por asgje per te sulmuar, lincuar apo masakruar dike.
Veprat shkatërruese ndaj shoqerise dhe vendit, përgjithësisht, i kane qeveritaret apo pushtetaret dhe ato nuk jane pirja e alkoolit.