Maska e dezinfektantë, Ambasadori i Shqipërisë në Kinë publikon FOTOT: Miq të thjeshtë kinezë dhurojnë ç’të mundin për vendin tonë

Donacionet nga Kina, foto te publikuara nga ambasadori Selim Belortaja
Ambasadori i Shqipërisë në Kinë Selim Belortaja ka publikuar në profilin e tij disa foto të donaconeve që qytetarë të thjeshtë kinezë kanë dërguar në Selinë e Ambasadës për t’i ardhur në ndihmë vendit tonë.
“Pa asnje interes, pa asnje detyrim.. Miq te thjeshte kineze sjellin ç’ka mundin. Maska dhe dizinfektante…”, shkuran Belortaja, ndërsa publikon dhe fotot e donacioneve, maska dhe dezinfektantë për betejën e Shqipërisë me koronavirusin.
Kujtojmë se, sot zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli njoftoi se qeveria shqiptare i ka dërguar një kërkesë zyrtare Kinës për mjekë. Ndërkohë, më herët Departamenti Kombëtar i Kinës dhe Ambasada në Tiranë i dërguan një letër PS si partia që drejton vendin ku shprehnin gatishmërinë për t’i ardhur në ndihmë vendit tonë.
Foto e ndihmave të qytetarëve të thjeshtë kinezë, të publikuara nga ambasadori Selim Belortaja: