Lavrov i ofron garanci sigurie Evropës: Nuk kemi ndërmend të sulmojmë vendet e NATO-s

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se Moska është e gatshme të ofrojë garanci sigurie ndaj vendeve evropiane, duke përfshirë shtetet anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

“Ne kemi përsëritur disa herë se nuk kemi pasur asnjëherë ndërmend të sulmojmë ndonjë nga shtetet aktuale të NATO-s apo BE-së.

Jemi të gatshëm ta formalizojmë këtë qëndrim përmes garancive të ardhshme sigurie për këtë pjesë të Euroazisë”, tha Lavrov.

Deklarata e tij vjen në një moment tensionesh të larta midis Rusisë dhe Perëndimit, veçanërisht pas zgjerimit të aleancës së NATO-s dhe përfshirjes së Finlandës e Suedisë me shpërthimin e luftës në Ukrainë.

Analistët ndërkombëtarë e shohin këtë ofertë si përpjekje diplomatike të Moskës për të rishfaqur veten si aktor paqeje, në një kohë kur lufta në Ukrainë vazhdon të tensionojë marrëdhëniet me Evropën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT