“Covid 19 ka një pikë të dobët, vdes njeriun…”, ja zgjidhja që ofron profesor Edmond Panariti

Edmond Panariti ka postuar disa të dhëna në faqen e tij zyrtare në facebook lidhur me koronavirusin, por edhe sesi mund të dilet nga një situatë e jashtëzakonshme në të gjithë botë.
Sipas tij, ky infeksion e ka një “pikë të dobët”, ndërsa shton se kjo duhet mundur. Distancimi social, izolimi dhe karantini janë të vetmet rrugë që të çojnë në fitore – thotë Panariti.
Ai publikon edhe disa rekomandime nga David Heymann, kryetar i panelit këshillues të OBSH për sëmundjet ngjitëse dhe katastrofat, teksa thotë: COVID e ka një pikë të dobët! Ai përgjithësisht përhapet në grup apo rreth të ngushtë familjar, mjedis të mbyllur mes kolegësh pune. Kjo mënyrë transmetimi në gjuhë epidemiologjike quhen transmetim me “cluster”.
Përse kjo ndodh nuk është ende e qartë! Por Edmond Parariti ka një qasje tjetër, teksa shkruan se kjo krijon një përparësi në luftën ndaj tij, sepse grupet e ngushta mund të identifikohen dhe izolohen më lehtë. Nga to mund të gjurmohen me shpejtesi edhe kontaktet eventuale të tyre me të tretë duke prerë me shpejtësi zinxhirët e infeksionit.
Sipas professor Panaritit kapsula virale (virioni) i koronavirusit është përgjithësisht mjaft delikate dhe nuk reziston gjatë në mjedis dhe asgjësohet. Për të mbijetuar dhe shumëzuar koronavirusit i duhemi ne!
“Vetëm ai vdes! Prandaj, të mos ja japim këtë mundësi dhe ta lëmë të shuhet. Por për këtë duhet bashkëpunim me autoritetet dhe ndërgjegje dhe disiplinë e fortë personale! Kështu ja doli Kina, Singapori dhe Korea e Jugut. Kështu do t’ia dalim edhe ne.. Patjetër. Kështu e mbyll postimin e tij në facebook, professor Edmond Panariti.