“Me u ndrrue krye për krye territoret, nji aritmetikë e thjeshtë jep këtë pasqyrë”

Lugina e Preshevës + Medvegja kanë nji gjithësi territoriale prej 1249 kilometrash katrorë (Presheva 264 km2; Bujanoci 461 km2; Medvegja 524 km2). Lugina e Kolashinit ka nji gjithësi territoriale prej 996 kilometrash katrorë (Leposaviçi 539 km2, Zveçani 122 km2; Zubin Potoku 335 km2). Në nji skenar andërrimtar, Kosova kish me përfitue nja 253 km2 ma shumë. Po gjendja në terren âsht bythë e brekë, dhe nji rrethpremje etnike zor që kish me qenë e mundun.

Leposaviçi ka 18 mijë shkije, por realisht 60% e tij âsht i pabanuem e shumica e katundeve s’figurojnë as si struktura banimi. Medvegja, me sipërfaqe të përafërt, ka të njejtën rrallësi të banimit (pa e shti në ekuacion faktin se qyteti thuajse s’ka asnji frymë shqiptari).

Në fushëpamjen strategjike, zhvendosja e kufinit aktual nga gryka e Jarines (ku formalisht âsht sot) në afërsi të Ibrit, âsht goxha problematike. Zhvendosja e kufinit nga Mutivoda në Gajtan të Epërm (fshat verior i Medvegjës) nuk përban as epërsi e as dobësi, në nji zonë malore.

Në anën tjetër, zhvendosja e kufinit nga Dheu i Bardhë e Muçibaba në skajet juglindore të Bujanocit kish me i përfshi nja 30 km të sektorit jugor të aksit ma të randësishëm rrugor të Serbisë. Në këtë rast, nyjëzimi mes Luginës së Moravës dhe Luginës së Vardarit kish me qenë në duert shqiptare.

Në aspektin demografik, Kosovës i hjekën 20 mijë shkije e i shtohen nja 60 mijë ose ma shumë shqiptarë. Në aspektin ekonomik, Kosovës i hjeken damarët minerarë të Kopaonikut (Trepçës) dhe liqeni i Ujmanit, ndërkohë i shtohen miniera e Lecit (Medvegjë), disa vendburime të ujit mineral e termal (Sijarinë e Bujanoc), si dhe qasja në aksin magjistral Beograd – Shkup.

Po nji shkëmbim i tillë ngjan i pamundun, se Serbia nuk pranon që shkëmbimi me u ba brenda vijave administrative të 6 komunave në fjalë. Në veri të Kosovës, shqiptarët gzojnë mbështetjen amerikane si titullarë sovranë (përderisa kufini pranohet në Bërnjak e Jarinjë), kurse suprastruktura institucionale kontrollohet nga Serbia. Në Luginë + Medvegjë, Serbia ka jo veç titullin e sovranit, por edhe krejt suprastrukturën institucionale e ka në dorë. Përveç kësaj, në nji konferencë hipotetike ndërkombëtare, Serbia ka në anën e saj Turkinë dhe Rusinë, derisa Kosova vullnetshëm âsht largue prej angloamerikano-sferës.

Me m’pvetë a ma mirë me u këmbye territoret a jo, unë i rrudhi krahtë se përnime nuk e di. Veç me nji tandem ruso-turk në anën e Serbisë, me nji botë shqiptare në poliarki (fragmentarizim, revoltë latente islamike, turkofili) nuk na presin ditë të mira 😣😔😓🤕/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT