Kroketa qengji me djathë krokant dhe komposto molle, detaje nga darka e europianëve, Edi Rama dhe Meloni të pandarë (DETAJE-FOTO)

Pallati Amalienborg i Kopenhagenit, mbrëmjen e së mërkurës hapi dyert dhe mirëpriti krerët e Bashkimit Europian. Mbreti Frederik dhe Mbretëresha Mary, mes shkëlqimit mbretëror dhe një ceremonie ashtu sikurse atyre i ka hije, shtrënguan duart dhe mirëpritën udhëheqësit më të rëndësishëm të Evropës për një darkë në nder të Samitit të 7-të të Komunitetit Politik Evropian.

Mes mysafirëve të ftuar, vëmendje të veçantë mori kryeministri ynë Edi Rama, i cili u shfaq krah për krah me homologen italiane, Giorgia Meloni, duke treguar kështu edhe një herë prezencën aktive të Shqipërisë në tryezat më të rëndësishme të politikës evropiane.

Kroketa qengji me djathë krokant dhe komposto molle, detaje nga darka e

Rama dhe Meloni te ulur krah njeri-tjetrit

Në darkë morën pjesë gjithashtu presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte,presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Keir Starmer, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe Princi Albert i Monakos.

Revista daneze Billed-Bladet e përshkroi mbrëmjen si një “darkë pune” me kod veshjeje profesional. Mbreti Frederik zgjodhi kostum klasik në vend të uniformës ushtarake, ndërsa Mbretëresha Mary veshjen elegante ngjyrë krem me xhaketë të zezë. Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, me të njëjtin stil minimalist shkuan edhe udhëheqëset femra, përfshirë Ursula von der Leyen dhe Giorgia Meloni, të cilat kishin zgjedhur të vishnin nuancat e ngjyrës bezhë.

Kroketa qengji me djathë krokant dhe komposto molle, detaje nga darka e

Pamje nga darka

Për të ftuarit Mbreti dhe Mbretëresha kishin menduar një menu speciale. Atyre ju servir merluc e Groenlandws me alga deti Kattegat, marshmallow nga bregu perëndimor i Danimarkës me kërpudha chanterellle, kroketa qengji të gatuara ngadalë me djathë krokante dhe pure kungulli, ndërsa për ëmbëlsirë, të ftuarit shijuan një përbërje me çokollatë dhe arra, komposto molle dhe hirrë deti me karamel.

Mbreti Frederic gjatë kësaj darke mbajti dhe një fjalë ku dhe i bëri thirrje të së ftuarve për unitet dhe përgjegjësi të përbashkët mes vende evropiane, në një kohë kur kontinenti përballet me sfida gjithnjë dhe më të mëdha.

“Si evropianë, ne mbajmë një pjesë të jetës së njëri-tjetrit në duart e njëri-tjetrit. Dhe ia kemi borxh të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes sonë ta mbajmë këtë përgjegjësi me kujdes. Bota po ndryshon, siguria dhe vlerat e Evropës janë nën presion. Askush prej nesh nuk mund t’i përballojë këto sfida i vetëm”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT