Raporti i Inteligjencës amerikane përmend Shqipërinë: Një objektiv i dobët i sulmeve IRANIANE

Raporti vjetor i Inteligjencës amerikane për vitin 2026 ka përmendur Shqipërinë si një nga vendet që rrezikon të jetë objektiv i sulmeve iraniane.

Ky raport thekson se janë në rritje kërcënimet në hapësirën kibernetike globale në shtetet si: Kina, Rusia, Irani dhe Koreja e Veriut.

Sipas raportit, Irani paraqet një kërcënim për rrjetet dhe infrastrukturën kritike të SHBA-së përmes spiunazhit kibernetik dhe sulmeve kibernetike.

Dokumenti thekson se operatorët kibernetikë iranianë kanë përdorur sulme kundër objektivave të dobët, siç ishte rasti i Shqipërisë.

Kujtojmë se vendi mori sërish kërcënime nga Homeland Justice, të cilët përmes platformës së tyre në Telgram kërcënonin Shqipërinë duke pretenduar se kane në dorë komunikimet e disa nga anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë.

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë ndodhi në qershor 2025, kur grupi “Homeland Justice” i lidhur me Gardën Revolucionare Islamike sulmoi Bashkinë e Tiranës, duke paralizuar shërbimet online dhe duke fshirë serverët e sistemit IT të qytetit. Ai u interpretua si hakmarrje ndaj Shqipërisë për strehimin e rreth 3,000 disidentëve iranianë të grupit opozitar MEK

Raporti paralajmëron se Irani dhe grupet e lidhura me të vazhdojnë të përbëjnë një rrezik serioz kibernetik për SHBA-në dhe aleatët e saj, duke përdorur si sulme të drejtpërdrejta ashtu edhe grupe të ndërmjetme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT