Negociatat, Rama: Po të duan t’i hapin, po të duan mos t’i hapin

Kryeministri Edi Rama duket se është lodhur nga pritja për hapjen e negociatave.
Nga Kongresi i PS, kreu i qeverisë bëri një deklaratë të fortë.
“Nuk presim as mars, as maj, po të duan t’i hapin, po të duan mos t’i hapin negociatat dhe kur të kenë nge le t’i hapin. Mjaft më duke përgatitur dasmë kur krushqit nuk paraqiten, edhe pse nuk na i kanë hapur ne do të vazhdojmë që të punojmë sikur na i kanë hapur”, tha kreu i qeverisë teksa foli për negociatat.
“Dua 800 mijë vota për mandatin e tretë të PS. Është shumë e lehtë të thuhet, shumë më e vështirë të bëhet. Për më tepër kur në rrugën e 8 viteve deri në momentin kur do të na duhet të kërkojmë 800 mijë vota ka nevojë për të pranuar dhe për të kuptuar se duhet edhe më shumë energji ndërkohë që një pjesë e energjisë është konsumuar”, tha Rama.