“Lufta” mes Berishës dhe Bashës e ka një “fitimtar”! Ish-kryeministri i jep “goditjen” e fundit njeriut që dikur e vendosi në krye të partisë

“Lufta” e nisur disa vite më parë mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, e ka një fitues edhe në rrjetet sociale. Është pikërisht kreu i Partisë Demokratike, ish-kryeministri Berisha ai i cili ka dalë “fitimtar” nga kjo betejë disa vjeçare mes tij dhe ish-kreut të së djathtëve, Lulzim Bashës.

Përmes një njoftimi zyrtar, Partia Demokratike ka njoftuar se kanë arritur të marrin kontrollin e plotë të faqes me mbi 320 mijë ndjekës. Faqja e cila më herët mbante emrin Partia Demokratike e Shqipërisë, u mor nga Basha vite më parë dhe iu vendos emri “Demokratët Euroatlantikë”, emri i forcës politike me të cilën vetë ish-kreu i bluve u fut në zgjedhjet e 11 Majit 2025.

“Lufta” mes Berishës dhe Lulzim Bashës e ka një

Njoftimi i bere diten e sotme, 3 mars

Por, kjo faqe tanimë është në administrimin e njerëzve të Berishës, ku i është rikthyer dhe logoja e partisë. Pritet në vijim që të ndryshohet edhe emri, ndërkohë të “pastrohet” edhe nga materialet e bëra publike nga Lulzim Basha.

“Lufta” mes Berishës dhe Lulzim Bashës e ka një

Postimet ne faqen e FB te Partise Demokratike

Back to top button
LAJMET E FUNDIT