(VIDEO) Kur Sali Berisha premtonte si Kryeministër, ndërtime 3-katëshe në Durrës

Për 8 vite me radhë, vendin e ka drejtuar Sali Berisha, i cili përpos disa arritjeve, mban edhe peshën e shkatërrimit të Durrësit nga betonizimi. Qyteti bregdetar i Durrësit nisi të shkatërrohej në vitet 2002-2003 dhe kulmoi gjatë viteve 2005-2013. Gjithashtu edhe gjatë qeverisjes së socialistëve, betoni nuk u kursye si në rërë, ashtu edhe tek zbulimet e ralla arkeologjike (rasti Veliera).

Por ,ajo që të bën përshtypje, është pozicioni i politikanëve përballë të vërtetës dhe publikut. Fatkeqësia e tërmetit në Durrës, nxorri në pah se qindra pallate të larta, të ndërtuara në vijën bregdetare, janë kthyer në të pabanueshme.

Kjo mund të ishte parandaluar nëse kryeministri Sali Berisha do të mbante premtimin për ndërtesa deri në 3 kate, në vijën bregdetare të të gjithë Shqipërisë. Hotel Palma, që u shemb nga tërmeti ishte 8 kate, dhe nëse Berisha do e kishte ndaluar ndërtimin e tij, sot nuk do të kishim viktima.

“Nuk do të lejojmë asnjë ndërtim mbi 3 kate, pa miratimin e KKT-së, në të gjithë vijën bregdetare”-premtonte Berisha në një mbledhje qeverie. Në fakt, edhe KKT (Këshilli Kombëtar i Territorit) ishte në varësi direkte të Berishës. Pra, ish kryeministri ose ka shpërdoruar detyrën duke lejuar ndërtime mbi 3 kate, ose ka vulosur kullat në rërë me firmën e tij.

E dukshme është në të gjithë vijën bregdetare të Durrësit, janë ndërtuar pallate 12, 15 dhe 24 kate. Aty është shfrenuar babëzia e ndërtuesëve, duke zaptuar rërën dhe detin.

Megjithatë, nuk është vetëm Berisha fajtori kryesor. Natyrisht ai mban përgjegjësi për një premtim të pambajtur ndaj publikut. Por, një nga betonizuesit kryesor të qytetit, është Vangjush Dako, për të cilin do të flasim në ditët në vijim për lejet që ka dhënë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT