Tim Judah për veprimin e Kurtit: Magjepsëse, sfidoi ekipin e Grenellit!

Gazetari dhe analisti i famshëm britanik, një njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit, Tim Judah, ka reaguar me doza admirimi ndaj vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili deklaroi një ditë më parë se në 15  mars taksa mbi produktet serbe do të largohet pjesërisht, dhe nëse Serbia e BE-ja nuk vepron, ajo do të rikthehet 100 për qind në 15 qershor. Judah nxori këtë mesazh në Twitter:

“ Moment magjepsës. Kryeministri Albin Kurti sfidoi ekipin e Richard Grenell, ndërsa ekipi I dytë amerikan, ai I Palmersit, hesht. Bashkimi Europian dhe Britania nuk e thonë hapur, por mendojnë se Grenell është duke inkurajuar presidentin Hashim Thaci, fuqitë e të cilit po shterojnë.

Çfarë ka më tej për Kosovën”, thotë analisti. I dërguari i Donald Trumpit për dialogun Prishtinë-Beograd shkruante po në Twitter se Amerika nuk I mbështet “ gjysmë masat” e Kurtit. “Pozicioni ynë është shumë i qartë: tarifa duhet të hiqet plotësisht. Zoti Kurti po bën një gabim serioz- dhe kjo iu bë e qartë presidentit Thaci në Shtëpinë e Bardhë”, ishte mesazhi i Grenell.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT